Spektatorët largohen të tmerruar teksa elefantët e cirkut duelojnë me njëri-tjetrin në Rusi (pamje të rënda)

22/03/2021 16:45

Dy elefantë nisën të luftonin me njëri-tjetrin duke shkaktuar skena kaosi në një cirk në Rusi, ndërsa spektatorët u detyruan të vraponin jashtë arenës për të shpëtuar.

Stërvitësit e elefantëve u përpoqën më kot të ndalonin luftën mes tyre, kur femra indiane e quajtur Jenny goditi me kokë femrën tjetër të quajtur Magda duke e rrëzuar përtokë.

Më pas ajo tentoi të shkelte me këmbë rivalen e saj duke bërë që audienca të braktiste karriget e tyre për të vërshuar jashtë tendës kryesore të kompleksit te cirkut në qytetin Kazan.

Sipërmarrësi i cirkut tha se besonte se sherri nisi prej xhelozisë për të marrë vëmendjen e stërvitësit.

Audienca e fëmijëve dhe prindërve u larguan me vrap nga karriget e tyre në kompleksin shtetëror të cirkut në Kazan.

Drejtori Ramil Sharifullin tha për mediat se asnjë nuk u lëndua nga incidenti.

Por prindi i një vajze të bogël tha: “Kishte shumë panik, ishte pranë nesh, ne nxituam të dilnim dhe gjithë të tjerët po largoheshin, sidomos ata në radhët e para të karrigeve”.

Një zëdhënës tha se as kafshët e përfshira nuk u lënduan nga luftimi.

Dy femrat elefante indian janë përformuese të vjetra cirku dhe ishin përfshirë në një konflikt të ngjashëm edhe pesë vjet më parë.

Cirku tha se përvec rivalitetit me njëra-tjetrën, dhe mungesa e kontaktit me njerëzit prej pandemisë mund të ketë dhënë efektin e saj te kafshët.

“Falë punës së koordinuar të stafit situata mbaroi pa probleme. Jenny e Magda janë zakonisht kafshë të qeta, të ushqyera e në formë të mirë … ne kërkojmë ndjesë për atë që ndodhi.’

Ndërsa shfaqja u ndërpre dhe biletat u rimbursuan.

Cirku është shfaqje shumë popullore në Rusi por janë reduktuar prej aktivistëve që kërkojnë të ndalohet abuzimi me kafshët.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA