Arrihet marrëveshja për mos mbylljen TikTok në SHBA, akordi mund të nënshkruhen të enjten nga Trump dhe Xi Jinping
Të paktën 58 persona janë vrarë në Nigeri pas një sulmi në kufi me Malin. Atentatori hapi zjarr kur 4 automjete ishin duke sjellë njerëzit mrapa në shtëpitë e tyre pas pazarit në rajonin e Tillaberisë.
Asnjë grup nuk ka pranuar sulmin që ndodhi të hënën. Sidoqoftë aktualisht janë 2 grupe xhihadistësh në Nigeri- njëri në perëndim, afër Malit dhe Burkina Faso dhe tjetri në juglindje në kufi me Nigerinë.
Në deklaratën e lëshuar për televizionin publik, qeveria e Nigerit thotë: grupet e armatosura akoma të paidentifikuara kanë sulmuar 4 automjete që mbanin pasagjerë që po ktheheshin nga pazari javor në Banibangou dhe fshatrat e Chinedogar, Darey-Daye.
Nga ky sulm barbar kanë vdekur 58 persona, 1 është lënduar, 2 automjete janë djegur dhe 2 të tjera janë sekuestruar”.

Top Channel