Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Rusia e konsideron situatën në Mianmar si “alarmante” dhe po ndjek nga afër zhvillimet. Peskov u tha gazetarëve në Moskë se raportet e numrit në rritje të viktimave midis civilëve janë veçanërisht shqetësuese.
“Ne e vlerësojmë situatën si alarmante dhe jemi të shqetësuar për informacionin që vjen prej andej në lidhje me numrin në rritje të viktimave civile. Jemi duke vëzhguar nga afër atë që po ndodh atje”, tha Peskov.
Peskov theksoi se autoritetet ruse po ashtu po vlerësojnë mundësitë e pezullimit të bashkëpunimit ushtarak në Mianmar. Junta ushtarake e Mianmarit ka vrarë të paktën 70 persona dhe ka arrestuar mbi 2 mijë të tjerë mes protestave masive në vazhdim kundër grusht shtetit të 1 shkurtit.
Udhëheqësit kryesor politikë, përfshirë këshilltarja e shtetit, Aung San Suu Kyi dhe presidenti Win Myint, po ashtu janë në arrest ushtarak. Organizatat globale, përfshirë Kombet e Bashkuara (OKB) dhe vëzhguesi i të drejtave të njeriut Amnesty International, kanë dënuar ashpër dhunën e juntës ushtarake dhe kanë shprehur shqetësim për krime të mundshme kundër njerëzimit.
Top Channel