“Rruga e Durrësit”/ Me korsi të veçanta për biçikletat dhe autobusët, qytetarët: Ka ndryshuar në mënyrë të jashtëzakonshme!

13/03/2021 10:03

Për të gjithë automjetet që duan të shkojnë në qendër të Tiranës për të përdorur rrugën e Durrësit, tanimë kjo rrugë është me një sens lëvizje, me dy korsi për automjetet, në njërin krah ka korsi të dedikuar për biçikleta dhe nga krahu tjetër korsi të dedikuar për autoambulancat dhe autobusët që shkojnë në qendër.

Bashkia e Tiranës sjell një koncept të lëvizjes të modernizuar në një sens drejtimi për makinat dhe me më shumë hapësirë për çiklistët.

Trotuaret e rinj janë një lehtësi shumë e madhe për qytetarët, por edhe për bizneset e shumta që janë përgjatë gjithë rrugës.

Kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj, ka shpërndarë një video të kësaj rruge, duke shkruar: “Fundjavë të mbarë! Ju pëlqen rruga e Durrësit?”.

“E mrekullueshme, më bukur s’ka. Ishalla bëhet dhe “Mine Peza” tani. Shumë të kënaqur jemi. Shyqyr që rregulluan çdo gjë”, shprehet një qytetare.

Ndërsa një tjetër qytetarë thotë: “ Kjo rrugë ka ndryshuar në mënyrë të jashtëzakonshme. Vetëm ndryshime urbanistike ka dhe nuk bëhen kollaj.

“Unë jetoj jashtë, shoh se nga hera e kaluar që kam qenë është shumë më mirë”, shprehet një tjetër qytetare.

FOTO GALERI
7/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA