Rama: Askush nuk besonte se do të gjenim vaksinat, por ne do ta çlirojmë popullin nga ankthi i kësaj lufte

13/03/2021 20:06

Edi Rama i është përgjigjur të gjithë kritikëve që nuk besonin se do të shëroheshin plagët e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit e as do të gjendeshin vaksinat anti Covid.

Rama  ka theksuar se do të punojnë fort që të rritet numri i dozave të vaksinave anti Covid me qëllim që të clirohet populli nga ankthi e shtrëngesat e kësaj lufte.

“Ashtu siç askush nuk e besonte se ne do t’i shëronim plagët e tmerrshme të tërmetit pa humbur kohë dhe sot shërimi i tyre vazhdon pa u ndalur, ashtu edhe vaksinat që pakkush besonte se do t’i gjenim para shumë të tjerëve, ne do të vazhdojmë t’i rrisim në sasi pa u ndalur dhe do ta çlirojmë popullin tonë nga ankthi e shtrëngesat e kësaj lufte, pa mbetur mbrapa të tjerëve”, shkroi Rama në Facebook.

FOTO GALERI
4/23

Top Channel