Të shtëna me armë në Divjakë/ Një person i armatosur dëmton me sende të forta tre makina të policisë (Emri+Foto)

12/03/2021 21:54

Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30 në fshatin Gradishtë, Divjakë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se një person i identifikuar si Artan Kaboci, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, ishte i armatosur dhe është përfshirë në një konflikt në fshatin e tij. Kaboci njihej si person problematik në zonë.

Policia bën me dije se i kanë bërë thirrje shtetasit A.K të hidhte armën por 34-vjeçari nuk i është bindur thirrjes dhe në tentativë për tu larguar ka dëmtuar me sende të forta tre mjete të Policisë.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 19:30, në Sallën Operative ka ardhur një njoftim se në fshatin Gradishtë, në banesën e shtetasit A. K., 34 vjeç, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët kanë bërë rrethimin e banesës dhe vendosjen e perimetrit të sigurisë. Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje shtetasit A.K të hidhte armën por 34-vjeçari nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe në tentativë për tu larguar ka dëmtuar me sende të forta tre mjete të Policisë.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA