Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-SHBA për futjen e gazit të lëngshëm natyror nga Amerika

12/03/2021 17:46

Ditën e sotme është nënshkruar marrëveshja mes Shqipërisë dhe SHBA-së për futjen e gazit të lëngshëm natyror nga Amerika (LNG) në vendin tonë.

Aktualisht po mbahet online aktiviteti i nënshkrimit të marrëveshjes ku është i pranishëm kryeministri Edi Rama, ministrja Belinda Balluku dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama bën me dije se ky projekt përfshin konvertimin e TEC-it të Vlorës me LNG, ndërtimin e një terminali të ri gazifikimi dhe shpërndarjen e LNG, duke e shndërruar Vlorën në një HUB rajonal për gazin e lëngshëm.

Postimi i plotë

Një zhvillim fantastik për Energjitikën Shqiptare dhe një sukses domethënës për marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane.

Nënshkrim i marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Shqipërisë e SHBA, përmes Ministrisë së Infrastruktuës e Energjisë dhe Exxon Mobil & Excelerate Energy, për futjen e gazit të lëngshëm natyror nga Amerika (LNG) në Shqipëri.

Një projekt i cili përfshin konvertimin e TEC-it të Vlorës me LNG, ndërtimin e një terminali të ri gazifikimi dhe shpërndarjen e LNG, duke e shndërruar Vlorën në një HUB rajonal për gazin e lëngshëm

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA