Goditën me sende të forta një shtetas, policia shpall në kërkim një prej autorëve

11/03/2021 08:55

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim shtetasi D. T., 38 vjeç, banues në Vlorë, dhe po punohet për kapjen e tij.

Ky i fundit dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin A. H., 38 vjeç, banues në Vlorë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e dy personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje,” kryer në bashkëpunim.

Top Channel