“Dominoja” e AstraZeneca-s/ Pas Danimarkës, e ndalon dhe Norvegjia

11/03/2021 17:08

Norvegjia vendosi të ndjekë shembullin e Danimarkës dhe të bllokojë përdorimin e vaksinës së Oksfordit dhe AstraZenecas pas raporteve se një numër i vogël njerëzish që kishin marrë doza të saj pësuan mpiksje gjaku, dhe njëri prej tyre ndërroi jetë.

Autoritetet norvegjeze preferojnë të presin deri sat ë ketë të dhënat më të sigurta mbi vaksinën e shumëdiskutuar në këto momente. Danimarka bëri të njëjtën e Austria gjithashtu ka bllokuar një pjesë të dozave. Kompania britaniko-suedeze këmbëngul se siguria e vaksinës së saj është vërtetuar përmes testimesh të shumta klinike.

“Siguria e pacientit është prioriteti ynë numër një. Rregullatorët kanë kërkesa të qartë e shumë të rrepta dhe stadarde tejet të larta sigurie për çdo mjekim të ri, e kjo përfshin dhe vaksinën e AstraZenecas”, thuhet në reagimin e saj. Disa javë më parë, për dërgesat e para të vaksinës kundër Coronas të AstraZenecas bëhej luftë e ashpër midis BE dhe prodhuesit britanik-suedez. Por ky preparat për një kohë të gjatë ka qëndruar stok në lande të ndryshme të Gjermanisë.

Duket se edhe përpara se ajo të aprovohej, ka pasur rezerva kishte rezerva për arsye të ndryshme. Njerëzit e vaksinuar tani raportojnë disa efekte anësore të rëndësishme. Në disa rajone në Suedi, vaksinat me AstraZenecan janë ndaluar për momentin. Një në katër persona të vaksinuar kishte raportuar probleme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA