Erion Braçe e ka cilësuar si “përgjegjësi shumë të madhe” faktin që është renditur i pari në listën e PS në qarkun e Fierit.
Braçe thekson se ka mbaruar dita e festës dhe i bën thirrje kujtdo që u gëzua dje që të bashkohet në betejë për të fituar zgjedhjet e 25 prillit.
Teksa i fton të gjithë që t’i bashkohen për të arritur fitoren, Braçe ka kushtin e vetëm që të qëndrojë larg çdo hajdut e abuzues dhe hedh akuza se “ata kanë partinë e tyre”. Ditën e djeshme, Edi Rama ka bërë prezantimin e emrave që do të kryesojnë listat e qarqeve. Vihet re se të gjitha janë femra dhe vetëm në dy qarqe, listat udhëhiqen nga Erion Braçe dhe Lavdrim Krashi.
Postimi i plotë
“I PARI” NE QARKUN FIER,
NUK ESHTE TROFE,
NUK ESHTE OFIQ!Eshte pergjegjesi shume e madhe!
“DITA E FESTES” mbaroi dje.Sot nisi dite tjeter;
Kush dje u gezua ne #Divjake, #Lushnje, #Fier, sot e ne vijim duhet te na bashkohet ne beteje.Fitorja do bashkim!
Bashkimi kerkon njerez,
cilindo, kudo, ne qytet apo ne fshat, punetor a bujk, sipermarres i vogel
a i mesem, i papune a ne nevoje, I moshuar a i ri, burre a grua,
djale a vajze;CI-LIN-DO pa shmangur kerkend,
pa nenvleresuar asnje, pa relativizuar te ndryshem e te zote;Me nje kusht:
Larg nga çdo hajdut e abuzues.
ATA KANE PARTITE E TYRE!PUNA VLEN!
NE, PUNEN KEMI!
PREJ SAJ KEMI FITUAR!”
Top Channel