26/11 10:30
Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo ka dhënë arsyen se përse nuk vendosi që të kandidojë për zgjedhjet e 25 prillit.
Ai thotë se mori këtë vendim pasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykoi të përshtatshme.
Por burime për Top Channel zbulojnë arsyen pse është tërhequr, ku thonë se ai ishte i pakënaqur me vendin në listë pasi donte vend të sigurt.
“Të dashur miq! Unë vendosa të mos kandidoj për deputet në listat e Partisë Demokratike mbasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme. Megjithatë unë uroj që PD e aleatë të realizojnë në 25 prill rotacionin politik që mbetet absolutisht i domosdoshëm. GP”, shkruan Pollo.
Top Channel