Fahrije Hoti, zonja nga fshati Krushë e Madhe, që mbeti e vejë bashkë me rreth 200 gra të tjera të fshatit si pasojë e luftës së fundit në vend, tashmë do të jetë pronare e objektit të ri për Kooperativën “Krusha” të cilën ajo e themeloi vite më parë në përpjekje për të rritur dy fëmijët e saj.
Aktualisht në kooperativën “Krusha” punojnë 60 gra të tjera të fshatit, të cilat ndajnë fatin e njëjtë me zonjën Fahrije.
Ndërtimi i objektit është financuar 70 përqind nga Bashkimi Evropian dhe 30 për qind nga kontribuues vullnetar të disa bizneseve vendore, të koordinuara nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.
Historia e zonjës Fahrije e realizuar përmes një filmi të metrazhi të gjatë nën titullin “Zgjoi”, së fundmi u bë fituese e tri çmimeve në një prej festivaleve më prestigjioze Sundance në Amerikë.
Top Channel