Ky libër i bën një analizë të thelluar socializmit si ideologji, përfshirë edhe ekstremin komunist në Shqipëri, të cilin autori e quan ‘enverizëm’. Në mesin e viteve ‘70, në rrethet marksiste ‘enverizmi’ u bë maoizmi i ri.

Parti enveriste, si Partia Revolucionare Komuniste e Britanisë (marksiste-leniniste), u krijuan në të gjithë botën perëndimore, duke përfshirë SHBA-në, Kanadanë, Francën, Gjermaninë Perëndimore, Holandën, Suedinë, Norvegjinë, Spanjën dhe Italinë.

Sistem i dështuar, apo i aplikuar gabim? Socializmi, çuditërisht është i pandjeshëm kundrejt provave të dështimit të tij, që sjell përvoja të botës reale. Gjatë njëqind viteve të fundit ka pasur më tepër se dy duzina përpjekjesh për të ndërtuar një shoqëri socialiste, duke filluar nga Bashkimi Sovjetik e deri te Kina maoiste dhe Venezuela. Por të gjitha këto përpjekje, në masë të ndryshme kanë përfunduar me dështim. Sipas përkrahësve të socializmit, kjo ka ndodhur për arsye se asnjë prej këtyre eksperimenteve nuk ka qenë ‘socializëm real’. Ky libër dokumenton historinë e këtij fenomeni, që tani është kthyer në një përgjigje standarde. Ai tregon se si pretendimi për një socializëm të rremë është ngritur gjithnjë vetëm pas dështimit të tij.

Për sa kohë që ndonjë eksperiment socialist është në lulëzim, pothuajse askush nuk i vë në dyshim kredencialet e tij socialiste. Përkundrazi! Praktikisht, të gjitha regjimet socialiste kanë pasur muajin e vet të mjaltit, gjatë të cilit janë ngritur në qiell me entuziazëm nga shumë intelektualë të shquar perëndimorë. Vetëm kur dështimet e tyre ishin aq të dukshme, sa nuk mund të mohoheshin më, ato ri-klasifikoheshin në mënyrë retrospektive si “socializëm jo real”.

Dy fjalë për autorin

Kristian Niemietz iu bashkua IEA-s në vitin 2008 si studiues shkencor me objektiv; nivelet e varfërisë, duke u rritur më pas një gradë më lart në fushën e kërkimeve me titullin Senior në vitin 2013. Ai studioi ‘Ekonomiks’ në Universitetin e Humboldit në Berlin. Në vitin 2013, ai mbrojti një doktoraturë për ‘Ekonomi Politike’ në King’s College në Londër. Më herët ka punuar si bashkëpunëtor shkencor në Institutin për Sipërmarrjen e Lirë me bazë në Berlin. Ai është një kontribues i rregullt i revistave të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe Zvicër.

Të dhëna për librin

Titulli: Socializmi: Ideja e dështuar që nuk vdes kurrë

Origjinali: Socialism: The failed idea that never dies

Gjinia: Histori

Autori: Kristian Niemietz

Shqipëroi: Sokol Mici

Shtëpia botuese: Botart

Viti: 2020

Fq. 400

Top Channel