Prodhimet drejt vendeve skandinave/ Fermerët e Lushnjës s’shqetësohen për tregun, mbjellin shalqi sipas rregullave të BE

07/03/2021 19:49

Fermerët e fshatit Imësht të Lushnjës, që kultivojnë shalqi këtë vit nuk do të shqetësohen për tregun. 

Embëlsia e këtij fruti ka bërë për vete konsumatorin e vendeve skandinave. Për këtë arsye midis eksportuesit dhe fermerit është nënshkruar një kontratë noteriale që përcakton çmimin dhe shitjen.

Pyetje: Ndriçim çfarë je duke bërë?

Fermeri: Po mbjell shalqi.

Pyetje: Si është procesi?

Fermeri: Ja këto faret i vendosim në këto kubikët e polistërolit më pas bëjmë shartesë.

Pyetje: Çfarë varietit është?

Fermeri: Kleopatra pasi kështu na e kërkuan. Këtë vit kemi nënshkruar një marrëveshje.

Pyetje: Çfarë ju garanton kjo kontratë?

Fermeri: Kjo na garanton shitjen, që mos të na ngeli prodhimi në vend sic na ka ngel gjithmonë.

Në këtë kontratë noteriale fermerët janë të detyruar që të respektojnë rregullat e sigurisë ushqimore.  Bima dhe fruti do të spërkaten vetëm me ato pesticide që ka miratuar BE-ja.

Ardian Citoze: Ky është fshat shumë punëtor, dhe nxjerrin prodhim shumë të mirë. Shalqiri matet me briks, briksi është ëmbëlsira dhe e ka tepër të lartë. Vendet ku ne eksportojmë e pëlqejnë shumë dhe për këtë arsye është rritur kërkesa. Për të garantuar tregun dhe sasinë unë lidha një kontratë noteriale me fermerët.

Çmimi për kilogram është 130 lekë, sipas fermerëve ky çmim mbulon kostot dhe garanton fitim.

Fermeri: 1000-2000 kuintal shalqi na ka mbet pa shitur pasi çmimi ishte tepër i ulët. me 40-50 lekë nuk ia vlen ta vjelësh, e jo më ta shesësh.

Pyetje: Përse more vendimin ta nënshkruaje këtë kontratë?

Fermeri: Çdo vit që kemi mbjellë shalqi nuk kemi pas siguri për shitje, prandaj e nënshkruajta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA