Një 29-vjeçar është vënë nën prangat e policisë pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, si dhe kërcënuar dhe shqetësuar nëpërmjet telefonit dhe në rrjetet sociale një 21-vjeçare.

Njoftimi i policisë/ Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagranc shtetasin:

S.B., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur, kērcënuar dhe shqetësuar nëpërmjet telefonit dhe në rrjetet sociale një shtetase 21 – vjeçare.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Elbasan, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA