Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, theksoi se mbrojtjen e Evropës e sigurojnë vende që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian (BE), në veri të tilla si SHBA-ja, Kanadaja dhe Britania, ndërsa në jug, Turqia.
Në një intervistë për agjencisë e lajmeve AFP, Stoltenberg bëri të ditur se mbrojtja e Evropës bazohet më shumë mbi lidhjet transatlantike, se sa në kërkimin e “autonomisë strategjike” të cilën BE-ja dëshiron ta sjellë prej kohësh. Shumica e vendeve të BE-së në të njëjtën kohë janë aleatë të NATO-s dhe 90 për qind e popullsisë së BE-së jeton në vendet e NATO-s, theksoi Stoltenberg, i cili vuri në dukje se është i kënaqur nga përpjekjet e BE-së për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, por që ajo u afrua me një qasje dyshuese ndaj “autonomisë strategjike” të cilën e mbron kryesisht presidenti i Francës Emmanuel Macron.
Lidhur me çështjen e shpenzimeve të BE-së për mbrojtjen, Stoltenberg u shpreh se “ne i mirëpresim të gjitha këto përpjekje për sa kohë që plotësojnë NATO-n. Por BE nuk mund ta mbrojë Evropën”. Pavarësisht se 90 për qind e popullsisë së BE-së jeton në vendet e NATO-s, nga këto vende sigurohet vetëm 20 për qind e shpenzimeve të NATO-s, tha Stoltenberg, duke shtuar se NATO ndodhet përballë shumë sprovave të tilla si Rusia, rritja e Kinës, sulmet kibernetike dhe terrorizmi ndërkombëtar.
“Si të vetme, nuk i besoj as Evropës dhe as Amerikës së Veriut. Unë i besoj solidarizimit strategjik të të dyjave brenda NATO-s. Sepse asnjë vend ose kontinent, nuk mund të menaxhojë i vetëm sprovat e sigurisë me të cilat përballemi”, tha Stoltenberg. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s bëri të ditur se SHBA-ja, Kanadaja dhe Britania mbrojnë Evropën në pozitën gjeografike në veri kundër Rusisë dhe se asnjëra prej tyre nuk është anëtare e BE-së.
Ndërsa në juglindje, theksoi Stoltenberg, është sërish Turqia e cila luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e NATO-s dhe e cila gjithashtu nuk është anëtare e BE-së. Stoltenberg gjithashtu theksoi se Turqia kufizohet me Sirinë dhe Irakun, duke shtuar se “është një vend jashtëzakonisht i rëndësishëm, veçanërisht në luftën kundër DEASH-it”.
Top Channel