Ka përfunduar rikonstruksioni i pusshpimeve të Vrionit, të cilët shërbejnë për furnizimin me ujë të Sarandës.
Këtë e ka bërë të ditur deputeti Alket Hyseni, i cili përmes një postimi në “Facebook” shkruan se është drejt përfundimit rikonstruksioni i pusshpimit në Cukë.
Pas rikonstruksionit të pusshpimeve të Vrionit kapaciteti prodhues e tre puseve është në kapacitet të plotë.
“Me përfundimin e investimeve prej rreth 5 milionë USD, që po kryhen nga qeveria nëpërmjet bashkisë për Ksamilin, Lugun e Dardhës dhe Baba Rrexhepin do të garantohet furnizimi edhe për këto zona 24 orë”, shkruan më tej Hyseni.
Postimi i plotë:
“Përfundoi rikonstruksioni i pusshpimeve të Vrionit të cilët shërbejnë për furnizimin me ujë të Sarandës. Pas këtij rikonstruksioni kapaciteti prodhues i të tre puseve është në kapacitet të plotë nga 75 l/sek secili.
Gjithashtu është në përfundim edhe rikonstruksioni i pusshpimit në Cukë që shërben për furnizimin e Ksamilit.
Prej mëse një muaji furnizimi i Sarandës (zona e qendrës, Kodër, Turizëm – Kanali Çukës) furnizohen 24 orë dhe në zonat e tjera është shtuar ndjeshëm furnizimi.
Me përfundimin e investimeve prej rreth 5 milionë USD, që po kryhen nga qeveria nëpërmjet bashkisë për Ksamilin, Lugun e Dardhës dhe Baba Rrexhepin do të garantohet furnizimi edhe për këto zona 24 orë”, shkruan deputeti Alket Hyseni.
Top Channel