Këngëtari shqiptar Ermal Meta ka debatuar mbrëmjen e djeshme me organizatorët e Festivalit të Sanremos, për shkak të radhës që i kishin lënë për të performuar.
Ai ka kërkuar që të performojë në një orar të përshtatshëm sepse nuk e shikon dot nipi i tij i vogël.
Bisedën me nipin ai e ka publikuar në profilin e tij. Nipi për shkak të orës së vonë nuk ishte në gjendje të shihte xhaxhanë e tij në televizor.
Biseda emocionuese mes tyre:
Nipi: Përshëndetje Xhaxhi Ermal, a do të të shoh duke kënduar sonte?
Ermal Meta: Jo dashuri, edhe sonte këndoj shumë vonë dhe në atë orë ti do të jesh në gjumë
Nipi: Atëherë do të të ëndërroj, xhaxhi.
Ermal Meta: Sonte këndoj për ëndrrat e tua dhe ndoshta nesër edhe për sytë e tu.
Këngëtari shqiptar, Ermal Meta kryeson listën e 10 këngëve më të mira në “Sanremo 2021”, në klasifikimin e përgjithshëm para finales me këngën “Un milione di cose da dirti”.
Top Channel