Koronavirusi nuk i ka ndalur studentët amerikanë që të zbarkojnë në Florida për pushimet e pranverës. Duke injoruar totalisht masat e rekomanduara për frenimin e përhapjes së koronavirusit, ata kanë mbushur plazhet duke shijuar pije të ftohta, diellin e nxehtë dhe ajrin e pastër.
Por autoritetet i druhen nisjes së një tjetër vale infeksionesh, edhe pse guvernatori i shtetit, Ron DeSantis tha se i mirëpriste turistët, për t’i dhënë një shtysë ekonomisë vendase.
Shifrat e ditëve të fundit kanë qenë inkurajuese për Shtetet e Bashkuara, një prej vendeve më të goditura nga pandemia. Numri i përgjithshëm i shtrimeve në spital ka rënë ndjeshëm; të enjten u regjistruan 44172 pacientë të shtruar në spitale në të gjithë vendin.
Pavarësisht se në rënie ka qenë edhe shifra e fataliteteve, presidenti Joe Biden dhe autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar amerikanët të mos ulin vigjilencën dhe kanë kritikuar guvernatorët e shteteve që kanë hequr detyrimin për të mbajtur maskat.
Top Channel