Pamje nga aksidenti

Jeta u nda në mes për vëllezërit Ismail dhe Belul Sulaj, të moshës 56 dhe 53 vjeç, dhe për djalin e tezes së tyre Dashamir Dema rreth 50 vjeç në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kodër Kashar.

Të tre viktimat ishin pasagjerë, ndërsa drejtuesi i makinës tip “Opel” Zija Murati 29 vjeç, shpëtoi dhe ndodhet në spital për shkak të plagëve të marra nga aksidenti.

Top Channel ka siguruar fotot e shoferit të arrestuar pas aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku makina u përplas me murin e një shtëpie.

Burime të policisë, treguan për Top Channel, se shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën Murati po lëvizte në kohën kur ishte ndalim qarkullimi. Ata ishin duke u kthyer në Kashar ku kishin edhe shtëpinë.

Policia i ka marrë edhe kampionin e gjakut drejtuesit të automjetit, për të parë nëse po e drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Përgjigja pritet të dal brenda një jave. Ndërkaq, Zija Murati edhe pse i plagosur u vu në pranga nga policia pasi shkaktoi këtë aksident tragjik.

Të katërt personat ishin rreth farefisnor me njëri tjetrin.

29-vjeçari Murati, drejtonte makinën prej 9 vitesh, sipas të dhënave të policisë, por humbja e kontrollit të automjetit, e ktheu atë në fajtor të vdekjes së tre personave.

Ndërkaq, do të jetë mjekësia ligjore ajo që do të jap përgjigjen përfundimtare, nëse është shkaktuar nga alkooli apo thjesht shpejtësia me të cilën po lëvizte.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA