Një tërmet i fortë ka “shkundur” vendin fqinj Greqinë.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë paraditen e sotme.

Tërmeti ka qenë në një thellësi lokale prej 10 km, ndërsa është ndjerë për disa sekonda nga qytetarët, të cilët kanë dalë të tmerruar në ambiente të hapura. Dridhja u ndje po ashtu në Athinë dhe pjesë të tjera të Greqisë Perëndimore, kohëzgjatja e tërmetit ishte mjaft e gjatë.

Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për dëme në njerëz apo dëme materiale nga tërmeti i fortë që u ndje edhe në vendin tonë. Ndërkohë, pas këtij tërmeti, ka pasur pas lëkundje të tjera.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel