Manchester City nuk ka ndërmend të ndalet, pasi mbrëmjen e sotme mposhti Wolves me rezultatin 2-1 dhe regjistroi fitoren e e 16 radhazi në kampionat dhe të 21-tën radhazi në të gjithë kompeticionet ku garon.

“Citizens” dominuan totalisht në “Etihad Stadium”, teksa sfida u zhbllokua në minutën e 15’, kur mbrojtësi i Wolves, Dendocker shënoi në portën e tij. Miqtë provuan të reagojnë dhe barazuan me Coady në minutën e 61-të, por nuk arritën të ruajnë këtë rezultat.

Kjo pasi në minutat e fundit u bë protagonist sulmuesi brazilian Gabriel Jesus, që shënoi dy herë në minutat 80’ dhe 94’, ndërsa mes tyre gjeti rrjetën edhe Mahrez, duke vulosur fitoren e “citizens” me shifrat 4-1.

Pas 27 ndeshjesh të luajtura, Manchester City vrapon drejt titullit kampion, pasi kryeson me 65 pikë, e ndjekur nga Manchester United me 50 pikë, por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA