Këtë vit, pandemia i detyroi Golden Globe të heqin dorë nga mbrëmja gala, nga tapeti i kuq dhe nga festa pas ndarjes së çmimeve.

Aktorë dhe aktore kanë pritur kështu rezultatin e nominimeve nga shtëpia. Dikush ësghtë veshur elegant, i gatshëm për një sfilatë në sallon, ndërsa të tjerë, kanë zgjedhur të ndjehen komodë. Jodie Foster psh, e ka pritur cmimin në pizhame, e ulur në divan, duke ndarë fitoren me një puthje, me bashkëshorten, Aleksandrën.

Aktorja 58 vjecare, ishte në garë me kolege si Glenn Close, Olivia Colman, Amanda Seyfried dhe Helena Zengel, në kategorinë e aktores më të mirë jo protagoniste, për rolin e saj në The Mauritanian. Në filmin e bazuar në një histori të vërtetë ajo interpreton një avokate që mbron një të burgosur në Guantanama. Por duket se aktorja u habit kur u shpall çmimi.

“o Zot i madh, mos është një shaka? – ka thirrur ajo, e veshur me pizhama, nga divani, përkrah bashkëshortes Aleksandra Hedison. Dhe në entuziazëm e sipër, ka puthur ngrohtësisht bashkëshorten dhe në kuadrin familjar ka hyrë më pas edhe qeni i saj, Zigi. The Mauritanian, është adaptimi kinematografik i kujtimeve të Mohamedou Ould Slahi, i burgosur në Guantanamo nga 2002 në 2016.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA