Nga Corriere della Sera

Virologia e njohur italiane, Ilaria Capua, thotë se, víruset flasin me ne dhe na thonë: “Ne kemi qenë gjithmonë aty jashtë!” Në librin e saj më të ri, “Il viaggio segreto dei virus”, që në shqip përkthehet, “Udhëtimi sekret i viruseve”, Capua flet për viruset dhe takimin e parë me një të tillë kur ishte fëmijë, informon dritare.net

“A e mbani mend takimin tuaj të parë me viruse kur ishit fëmijë? Kam një kujtim të paqartë për të. Kur isha në shkollën fillore u infektova me mononukleozë. Atëherë vetëm emri dukej i tmerrshëm. Ajo të shkaktonte rraskapitje, por duke qenë se unë isha shumë dembele, ajo periudhë ishte shumë e vështirë sepse nëna ime nuk bëri dot gjë tjetër veçse më inkurajonte. Në atë kohë u diagnostikua shumë vonë.”,- thotë virologia.

Virologia Ilaria Capua: Viruset flasin me ne, mësoni prej tyre!

A do të jetojmë përgjithmonë me maska, ne dhe fëmijët? Mbase vetëm në aeroporte, siç kemi parë aziatikët vitet e fundit.

“Jo, nuk mendoj kështu. Virusit i duhet dhënë ca kohë, ai do të vazhdojë të qarkullojë, por nën radar. Më shumë sesa maska, shpresoj që më vonë, pasi vírusi të mundet, ne të trashëgojmë sjellje të tjera. A ju kujtohet kur jeni ndjerë keq dhe prapëseprapë shkuat në punë, mbase ndiheshit heronj? Tani është më mirë të rrimë në shtëpi. Të qëndrosh në shtëpi është mesazhi. Dhe lani duart. Shpresoj që larjen e duarve ta praktikojmë më shpesh edhe në të ardhmen, ashtu siç shpresoj se do të fillojmë të kuptojmë që planeti Tokë është një sistem i mbyllur. Është si kutia e Pandorës: kur hapet, ajo nxjerr agjentët e këqij.”

Virologia Ilaria Capua: Víruset flasin me ne, mësoni prej tyre!

Mesazhi kryesor i librit?

“Viruset janë në lëvizje. Ne duhet të jetojmë me to. Viruset gjithmonë prodhojnë variante. Kjo është arsyeja pse vaksina e gripit ndryshohet çdo vit. Víruset prodhojnë variante. Kështu funksionon. Më vjen keq që jeni mërzitur, tronditur! Ne jemi aq të tronditur sa akoma nuk shërohemi. Vírusi na trajton si kafshë dhe nuk ishim mësuar sepse menduam se ishim bërë Homo Deus. Por vírusi ndjek rrugën e vet, bën xhiro, kërkon prenë e tij, e cila në atë moment është më e përshtatshmja për ta shpërndarën. Në vitin 2010 në 30 sekondat e para të një TED-je (seminar për ide që ia vlejnë të shpërndahen) po thosha se një vírus po vinte nga rezervuari i kafshëve. Dhe nuk isha e vetmja. Shumë si unë e kishin parashikuar dhe ishin njerëz me një audiencë globale si Bill Gates. Ne nuk ishim të përgatitur. Për vendimmarrësit, politikëbërësit, nuk ishte një rrezík real, kishte përparësi të tjera.”

Virologia Ilaria Capua: Víruset flasin me ne, mësoni prej tyre!

Ju gjithashtu keni shkruar për sëmundjen e bananes që mundon Afrikën Sub-Sahariane. A mos është kjo pandemía e radhës që do të godasë bimët ose grurin, si te filmi “Interstellar”?

“Ne jemi një ekosistem. A e dini se pjesa më e madhe e materialit të proteinës në oqeane, më shumë se peshqit dhe algat, është material víral, edhe pse 99.9 për qind nuk bën asgjë? Ja pra duhet bashkëjetesa, njohuritë dhe kujdesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA