Milan Bandiç, kryebashkiaku i kryeqytetit të Koracisë, Zagreb, ndërroi jetë mbrëmë në moshën 66-vjeçare nga sulmi në zemër.

“Me pikëllim të thellë informojmë bashkëqytetarët tanë, bashkëpunëtorët, miqtë, Zagrebin dhe opinionin kroat se papritmas, sot, më 28 shkurt, në moshën 66-vjeçare, Kryetari i Qytetit të Zagrebit, z.Milan Bandiç, vdiq nga një sulm në zemër.  Ai jetoi për qytetin e tij, për zagrebaset dhe zagrebasit, të cilët ishin në vendin e parë për gjithçka që bëri, për punën që kreu me dashuri dhe energji, duke aktivizuar tërë qenien e tij, pa pushim për 21 vite. Ne do të informojmë opinionin për detajet, kohën e varrimit, mbajtjen e ceremonisë përkujtimore, si dhe informacione të tjera në lidhje me këtë lajm pikëllues“, thuhet në deklaratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA