Momente të paharruara nga historia e Javës së Modës në Paris (fotot)

26/02/2021 21:28

Radhë të para të mbushura me yje, dizajne të pazakonta skenike dhe i gjithë kapitali kulturor i botës që përqendrohet në një pasarelë – Java e Modës në Paris ka qenë gjithmonë një celebrim teatral i stilit ‘haute couture’ dhe nga çdo pjesëmarrës pritej më e pamendueshmja.

Por pandemia ka kuajtur rolin e saj në eventet kulturore dhe shfaqjet e modës, teksa prej javës që vjen Java e Modës së Parisit hapet në format kryesisht dixhital. Më poshtë jemi kthyer prapa në disa nga momentet më të paharruara të historisë dhe stilit të saj.

Paris Fashion Week nisi si një event i vetëm në 1973 me rastin e rinovimit të Pallatit të Versailles.

Pesë shtëpi mode franceze duke përfshirë  Yves Saint Laurent, Givenchy e Dior, konkuruan me pesë shtëpi mode amerikane si Oscar de la Renta e Halston, duke vendosur përballë tyre koleksionet e veshjeve. Asokohe fitoi stili i SHBA dhe talenti anfro-amerikan.

Eventi u mbështet më pas nga emra të njohur si artisti Andy Warhol dhe aktivistja Josephine Baker, duke u kthyer në një qendër mode për dekada me radhë, edhe pse vëmendja e mediave erdhi në rënie.

Ja disa nga momentet e mbajtura mend …

FOTO GALERI
2/10
Beteja ne Versailles, edicioni i pare 1973

Top Channel