25 vjet Pokemon/ Pandemia pengon festën e ditëlindjes

26/02/2021 12:44

25 vite pasi Pokemon nisi të gëzonte fëmijët dhe të rriturit po ashtu, fenomeni vazhdon të pushtojë zemra me një çmenduri nëpër smartfonë për Pikemon Go, që ka gëzuar një sukses rekord gjatë 2020-ës.

Loja mblodhi 1 miliardë dollarë në vetëm 10 muajt e parë të vitit të shkuar, sipas gjurmuesit të tregut, Sensor Tower dhe ekspertët nuk shohin asnjë shenjë se interesi për të, po zbehet.

Dan Ryan, një 29 vjecar që punon në sektorin e financës në Londër, ka qenë një fans i pokemonëve thuajse gjithë jetën e tij, dhe nuk ngurron ta shfaqë hobin e tij, madje edhe me kolegët.

 “Ata e dijnë se unë zhdukem cdo të enjte për të luajtur Pokemon cards, më shohin kur unë vij në punë me xhaketën time pikachu, e shohin edhe filxhanin tim të kafesë me pokemon”

Ai pranon se shpenzon shumë para për letra të rralla me pokemon, cmimet e të cilave janë rritur shumë ndërsa izolimi po i shtyn njerëzve drejt qëndrimit në shtëpi.

Sidoqoftë, festa në realitet për këtë përvjetor të 25 të pokemonit, është e pamundur për shkak të pandemisë, por, një koncert virtual, në të cilin do të marrë pjesë edhe reperi amerikan Post Malone, që e ka deklaruar veten si një fans i hershëm i pokemonit, është planifikuar. Ndërkohë që krijuesit thonë se presin që Pokemoni të jetë po kaq i pëlqyer edhe për të paktën 25 vite të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA