Sondazhi i Top Channel dhe IPSOS/ 44% e të anketuarve mendojnë se Edi Rama do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit

25/02/2021 22:11
Sondazhi i Top Channel dhe IPSOS/ Kush do t'i fitojë zgjedhjet më 25 prill

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open” drejtuar nga gazetarja Eni Vasili.

Në sondazhin e kryer 44% e qytetarëve shqiptarë mendojnë se Edi Rama do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa 24% mendojnë se do i fitojë PD me kryetar Lulzim Bashën, vetëm 2% mendojnë se do i fitojë LSI me kryetare Monika Kryemadhin.

1% të të anketuarve mendojnë se parti të tjera do të fitojnë zgjedhjet e 25 prillit, 5% kanë refuzuar të përgjigjen dhe 24% janë përgjigjur se nuk e dinë kush do e marrë triumfin.

Oliviero Marchese, drejtori i Përgjithshëm i Kërkimeve Elektorale, IPSOS në një lidhje me skype në “Open” në lidhje me këtë sondazh tha se zgjedhjet janë të humbura për opozitën.

“Partitë janë konsideruar një nga një, më pas, më vonë do shohim peshën relative të çdo partie. Sigurisht që votuesit socialist të PS janë më të bindur për fitoren dhe shumë më të mobilizuar sesa votuesit e opozitës, të cilët ndoshta, mesa duket mendojnë se zgjedhjet janë të humbura për opozitën. Këto janë gjëra që ndryshojnë gjatë fushatës zgjedhore, ndaj do të shohim”,  tha Marchese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA