Rama: Tatim fitimi zero dhe tvsh zero deri në vitin 2029 për bizneset e vogla

25/02/2021 20:58

Kryeministri Edi Rama thotë se bizneset e vogla do të kenë tatim fitimi zero dhe tvsh zero deri në vitin 2029.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se në vitin 2013 ishin 60 mijë biznese të vogla ndërsa sot janë 100 mijë dhe do rriten shpejt nëse fiton zgjedhjet e 25 prillit dhe merr mandatin e tretë.

“Tatim fitimi ZERO Tvsh ZERO deri në 2029 për të gjitha bizneset e vogla.

Në 2013 ishin 60 mijë, sot janë 100 mijë dhe do të rriten më shpejt se asnjëherë më parë në Mandatin e Tretë”, shkruan Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA