Një zhytëse amatore nuk i besonte syve kur zbuloi një peshk të pazakontë në fund të oqeanit.
48 vjeçarja Josie Jones, teksa notonte e zhytur në fundin e brigjeve detare në Victoria, Australi hasi një krijesë disi të sikletshme.
Ajo përdori kameran e saj nënujore për të fotografuar krijesën në formë ‘krimb penisi’, të cilat i publikoi në rrjetet sociale, ndersa shtonte se nuk mund të mbante të qeshurën kur e pa për herë të parë.
“Disa krijesa të detit mund të zbaviten me të”, shkruante një komentues, të cilit Josie i përgjigjej: “Paske imagjinatë shumë të madhe”.
Një tjetër shkruante: “Janë kastravec deti, disa njerëz i hanë ato”.
Kafsha në fakt nuk është një kastravec deti por një ‘priapulida’, e cila edhe emrin e merr nga forma e pazakontë, e ngjashme me penisin e njeriut.
Kastraveci i detit është një tjetër specie e cila e ka lëkurën më të fortë.
Priapulida-t jetojnë në thellësi më të vogla, deri në 100 metra. Ato e zhysin veten në baltë, me të cilën ushqehen.
Josie është një amatore aktive e zhytjes dhe ndihmon rregullisht në pastrimin e plazhit lokal Rye Front Beach.
Ajo thotë se e bën këtë që krijesat e çuditshme si kastraveci i detit të kenë një jetë më të mirë, ndërsa shton se nuk i intrereson debati për specien e saktë të kafshës.
“Pastroj këtë plazh prej dhjetë vjetësh prandaj e njoh ndryshimin e ujit të pastër dhe atij të ndotur. Unë bëj fotot për të dokumentuar rritjen e barit të detit dhe shtimin e gjallesave. Nëse ajo që fotografova është një kastravec deti apo krimb penis, nënspecia e saktë u intereson vetëm të fiksuarve. Vetëm nën pistën tonë jetojnë rreth 160 specie detare”, tha Josie.
Top Channel