Gruaja zbavitet me ‘peshkun në formë organi’ që zbulon gjatë zhytjes

25/02/2021 20:25

Një zhytëse amatore nuk i besonte syve kur zbuloi një peshk të pazakontë në fund të oqeanit.

48 vjeçarja Josie Jones, teksa notonte e zhytur në fundin e brigjeve detare në Victoria, Australi hasi një krijesë disi të sikletshme.

Ajo përdori kameran e saj nënujore për të fotografuar krijesën në formë ‘krimb penisi’, të cilat i publikoi në rrjetet sociale, ndersa shtonte se nuk mund të mbante të qeshurën kur e pa për herë të parë.

“Disa krijesa të detit mund të zbaviten me të”, shkruante një komentues, të cilit Josie i përgjigjej: “Paske imagjinatë shumë të madhe”.

Një tjetër shkruante: “Janë kastravec deti, disa njerëz i hanë ato”.

Kafsha në fakt nuk është një kastravec deti por një ‘priapulida’, e cila edhe emrin e merr nga forma e pazakontë, e ngjashme me penisin e njeriut.

Kastraveci i detit është një tjetër specie e cila e ka lëkurën më të fortë.

Priapulida-t jetojnë në thellësi më të vogla, deri në 100 metra. Ato e zhysin veten në baltë, me të cilën ushqehen.

Josie është një amatore aktive e zhytjes dhe ndihmon rregullisht në pastrimin e plazhit lokal Rye Front Beach.

Ajo thotë se e bën këtë që krijesat e çuditshme si kastraveci i detit të kenë një jetë më të mirë, ndërsa shton se nuk i intrereson debati për specien e saktë të kafshës.

“Pastroj këtë plazh prej dhjetë vjetësh prandaj e njoh ndryshimin e ujit të pastër dhe atij të ndotur. Unë bëj fotot për të dokumentuar rritjen e barit të detit dhe shtimin e gjallesave. Nëse ajo që fotografova është një kastravec deti apo krimb penis, nënspecia e saktë u intereson vetëm të fiksuarve. Vetëm nën pistën tonë jetojnë rreth 160 specie detare”, tha Josie.

FOTO GALERI
2/3
48 vjeçarja Josie Jones, teksa notonte e zhytur në fundin e brigjeve detare në Victoria, Australi hasi një krijesë disi të sikletshme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA