Kapshtica e mbyllur deri më 8 mars, MEPJ sqaron: Vendimi u mor nga qeveria greke për shkak të pandemisë

24/02/2021 10:18

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të vijojë të jetë e bllokuar deri më datë 08/03/2021.

Vendimi për shtyrjen e afatit të bllokimit është marrë nga qeveria greke, në kuadër të masave të marra mbi përballimin e situatës së krijuar, për shkak të pandemisë COVID-19.

Për pasojë, deri më datë 8 mars, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, do të vijojë të jetë e mbyllur.
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).

Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Top Channel