Vrasja e Armando Beqirit në Islandë drejt zbardhjes! Policia: Kemi prova, ky është i dyshuari kryesor

23/02/2021 10:04

ISLANDË– Autoritetet islandeze kanë bërë të ditur se janë shumë pranë zbardhjes së vrasjes të shqiptarit Armando Beqiri.

Mediat vendase bëjnë me dije se policia dhe hetuesit kanë sekuestruar disa pamje të momentin të ekzekutimit të Beqirit dhe mund të kenë një panoramë të qartë për atë që ka ndodhur të shtunën e kaluar.

Janë më shumë se 20 hetues që po merren me këtë çështje dhe krimi mund të zbardhet shpejt. Lidhur me këtë vrasje në paraburgim janë më shumë se 10 persona, por afati për mbajtjen e tyre në qeli skadon sot. Mësohet se një shqiptar i vënë në pranga është i dyshuari kryesor për vrasjen e 33-vjeçarit, Armando Beqirit teksa hynte në banesën e tij. Sipas burimeve të Fréttablaðið, shqiptarit që ende nuk është identifikuar i janë gjetur gjurmë gishtash në një armë zjarri që ndodhej në banesën e tij.

“Ne kemi sekuestruar sende të ndryshme gjatë hetimit të çështjes dhe mendojmë se e dimë me cilën armë kanë qëlluar mbi Beqirin,“-tha Margeir Sveinsson, shefi i Policisë që po udhëheq hetimin për vrasjen në Rauðagerði.

Të njëjtat burime për median vendase bëjnë me dije Policia ka sekuestruar armë zjarri dhe disa automjete që dyshohet se janë përdorur për ngjarjen, përfshirë edhe makinën Range Rover në pronësi të islandezit, Anton Kristinn.

Policia do të kërkojë nga gjykata që të arrestuarit të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Të gjithë të dyshuarit janë marrë në pyetje, por ende policia kërkon të dhëna për t’i fajësuar plotësisht ata.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel