Pasi për muaj me radhë nga fillimi i vitit akademik studentët e universitetit Fan Noli me Korçë kanë ndjekur mësimin online, ata u janë rikthyer auditorëve për sezonin e provimeve.

Janë rreth 3500 studentë që do të japin provimet ketë sezon në programet e ndryshme të studimit ndërsa vetëm pak nga provimet do te zhvillohen online.

Edhe pse ndjekja e mësimit online për disa studentë ka qenë e pamundur ata nuk do të përjashtohen nga hyrja ne provim.  Por pavarësisht kësaj  studentët nuk kanë mundur t’i ndjekin të gjitha orët tregojnë se kjo do të reflektohet edhe në rezultatet e tyre.

Për ata studentë që nuk kanë marrë pjesë në mësimin online është dashur që leksionet t’i sigurojnë nga studentet e tjerë apo iu drejtohen fotokopjeve dhe të mësojnë në mënyrë të pavarur çka e ka bërë tepër të vështirë përgatitjen e tyre për provime.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA