Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, ose shërbimit sekret maqedonas, Sasho Mijallkov u arratis menjëherë pasi një gjykatë në Shkup kërkoi masën e arrestit shtëpiak para shpalljes së vendimit gjyqësor lidhur me një rast ku ai ishte njëri prej të akuzuarve.

Policia maqedonase nuk ka mundur ta gjejë atë në hotelin luksoz “Marriot” në qendër të Shkupit, që është në pronësi të tij, e as në shtëpinë e vet. Autoritetet e rendit kanë nisur kërkimin e tij brenda vendit, por nëse kjo nuk rezulton me sukses për një kohë të shkurtër, atëherë do të nxjerrin dhe një fletëarresti ndërkombëtar.

Rasti ‘Target-Kështjella’, për të cilin akuzohet Mijallkov së bashku me njëmbëdhjetë persona të tjerë, kryesisht ish-zyrtarë të policisë, ka të bëjë me përgjimin në masë të rreth 20 mijë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, një skandal i cili u publikua në fillim të 2015-ës nga Zoran Zaev, asokohe drejtues i opozitës.

Prokuroria në seancën e fundit gjyqësore kërkoi dënim maksimal për zotin Mijallkov, por nuk kërkoi masën e paraburgimit apo të arrestit shtëpiak para shpalljes së vendimit gjyqësor që pritet të bëhet të premten.Kryeministri Zaev tha se janë tejet të shqetësuar nga kjo arratisje . “Do të kërkojmë përgjegjësi pasi t’i kemi të gjitha hollësitë rreth këtij rastit”, u shpreh ai ndërsa hodhi poshte dyshimet për ndonjë marrëveshje politike lidhur me arratisjen. Ndërsa drejtuesi i VMRO-DPMNE-së opozitare maqedonase, Hristijan Mickovski kerkoi dorëheqjen e qeverisë, duke thënë se në Maqedoni, shtetin e ka në dorë mafia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA