FTESË NË 5/ “Flija jashtë spitalit ku gruaja luftonte me kancerin”, rrëfimi prekës i Lirim Rashitit

22/02/2021 20:04

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar Lule dhe Lirim Rashiti, çifti i njohur që kanë emocionuar gjithë ndjekësit me historinë tyre të jetës.

Rreth një vit më parë, Lulja 21 vjeçare u diagnostikua me leuçemi akute. Një sfidë shumë e vështirë të cilën vet Lulja e ka rrëfyer për “Ftesë në 5”.

I pyetur nga Bieta, bashkëshorti i saj, Lirimi, tregoi se pavarësisht të gjithave nuk e ka humbur besimin në asnjë moment.

“Kam fjetur jashtë spitali ku Lulja ishte e shtruar”, tha ndër të tjera ai, duke shtuar se i ak dhënë forcë e kurajo

Fatmirësisht vetëm pak ditë më parë Lulja mori përgjigjen përfundimtare të mjekëve se është shëruar plotësisht.

E për të festuar këtë lajm që i ka gëzuar jetën çiftit, Lulja dhe Lirimi kanë vizituar së fundmi Kosovën e Shqipërinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA