Për shkak të motit të keq, që përfshiu vendin, mësimi javën që shkoi u zhvillua online për 480 mijë nxënës të arsimit parauniversitar dhe 30 mijë punonjës arsimorë.
Ndërsa nga dita e hënë, datë 22 shkurt 2021, të gjithë iu rikthyen skenarit të mëparshëm. Pra, mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar, publik dhe jopublik, do të zhvillohet I tillë: Nxënësit e ciklit fillor (klasa 1 – 5) në shkollë, dhe nxënësit e klasave 6 – 11 sipas skenarit të kombinuar, pra online dhe në shkollë.
Në njoftimin ë Ministrisë së Arsimit thuhet se maturantët do ta zhvillojnë mësimin në shkollë, por theksohet se “shkollat e mesme që ndodhen në zonat me risk të lartë (Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz) do të vazhdojnë “online” deri më datë 26 shkurt 2021, sipas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve.
“Ndodh që mësimet që I bëjmë online, I përsërisim kur kthehemi në shkollë. Unë jam në klasë të gjashtë. Dy ditë e kam në shkollë mësimin, dhe 3 ditë online. Është më mire, se edhe duam të dalim, por është edhe frika e Covidit. Në fakt, në situatën ku ndodhemi, rëndësi ka të jemi gjallë. Fëmijët ruhen, se kemi edhe gjyshërit në shtëpi. Në shkollë kuptojmë më mire, se jemi afër mësueses dhe takojmë dhe shokët e shoqet, se na merr malli të rrimë edhe me ata. Mezi më doli gjumi sot, por do mësohem. Unë gjithë procesit tani do t’I vija notën 5 nga 10”, shprehen nxënës e prindër.
Top Channel