Shifrat zyrtare të vdekjeve të vitit 2020 tregojnë se pandemia vrau shumë më tepër shqiptarë se sa janë raportuar si humbje jete në spitalet covid.

Në 2020, 27605 persona ndërruan jetën, ose, 5668 më shumë se në vitin 2019. Ndërkohë që të raportuar si vdekje nga janë 1181 raste. 4.500 vdekje të tjera cilësohen si ekstra, për shkak se nuk ka një arsye të përcaktuar.

Por shtimi i vdekjeve e ka një arsye që është ndikuar nga covid. Këtë e shpjegon mjeku kardiolog Indrit Temali. AI thotë se njerëzit nga frika e virusit, braktisën kujdesin shëndetësor. Nuk I afroheshin më mjekëve dhe spitaleve duke rënduar sëmundjet e tjera, me pasoja fatale.

“Në një vit kalendarik në botë vdesin rreth 7 milion njerëz nga sëmundjet e zemrës, ndërsa nga covidi kanë vdekur 2.4 milion. Në disa studime të bëra në Angli ka rezultuar se numri i vizitave ka rënë rreth 40%, kjo lidhet me frikën për të shkuar tek mjeku dhe infektohen tek mjeku. Gjithashtu duhet të them edhe nga eksperienca personale  shumë veta që kanë probleme serioze me zemrën refuzojnë të vijnë në spital sepse kanë frikë. Por besoj se prej frikës nga covidi shumë njerëz kanë ndërruar jetën nga zemra. Kanë neglizhuar mjekun.” tha kardiologu Indrit Temali.

Numri i vdekjeve, për tremujorin e katër të 2020 është 9.397 duke shëmuar një rritje me 73.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019. Sipas mjekëve, kjo është pasojë e disa muajve braktisje e vizitave tek mjeku të cilat mund të parandalonin vdekjen. Po përse qytetarëve I frikësohen më shumë covidit se sa sëmundjeve të tjera?

Këtë vit gjatë periudhës së pandemisë je vizituar?

“Jo, kam frikë të them të drejtën.”

Nga se vuan?

“Unë i kam të gjitha osteoroporoza, tencioni, zemra.”

Por përse nuk vizitoheni  e ke menduar që sëmundja mund të avancojë?

“Unë me tension të lartë jam dhe në spital nuk iki. Ku të shkoj tek dispanceria aty covid i gjallë.”

Po ju zonjë jeni vizituar?

“Unë jo, kam një vit që nuk hyj në spital. Jam me diabet, tension dhe ishemi-faciale. Ku të iki tek covidi të vdesim fare pastaj.“

Kur jeni vizituar?

“Unë për vetë nuk jam vizituar pasi nuk vuaj nga asgjë, por qenin po e kam cuar në spital dhe ia kam bërë të gjitha analizat.”

“Nuk shkoj të vizitohem, larg-larg kemi frikë Covid-in, ose na e ngjisin atje ose ia çojmë ne.”

Top Channel