LIBRAZHD- Qyteti i Librazhdit, prej disa ditësh është karakterizuar nga temperatura të ulëta dhe reshje të dendura të dëborës.

Katër ditë më parë me reshjet e dendura të dëborës në të gjithë vendin tonë, edhe në Librazhd u krijuan probleme, ku rruga që të lidh me Elbasanin ishte totalisht e bllokuar për disa orë.

Ndërkohë ngricat në rrugë vijojnë të jenë prezente, ndaj shoferët duhet të bëjnë kujdes dhe të jenë vigjilent gjatë lëvizjes.

Top Channel