13 vjet më parë, ëndrra e madhe për pavarësinë e Kosovës për pavarësi u bë realitet.

Vrasjet, burgosjet, dhunimet, eksodi, asnjë përpjekje e serbëve që të kjo ditë të mos arrinte kurrë, nuk e penguan dot shkëputjen e arritur me aq vuajtje e sakrifica. 17 shkurtin e vitit 2008, në Kuvendin e Kosovës u lexua fort e qartë deklarata e Pavarësisë, duke udhëtuar përtej atyre mureve për veshët e të gjithë botës.

Këtë radhë, festa vjen vetëm tre ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentar që nxorën fitues Albin Kurtin.

Monumenti “NEW BORN”, që simbolizon lindjen e shtetit të ri në këtë 13 vjetor ndryshoi pamje. Si vjet, ai u vesh me ngjyrat e ë Ushtrisë së Kosovës. Motoja e tij këtë radhë është “ Paqen e sollëm bashkë”.  Dita sakaq nisi me ceremoni në oborrin e kryeministrisë ku u ngrit flamuri shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së, e ku mori pjesë presidentja në detyrë e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti. Ndërkohë, Osmani dhe Kurti bënë homazhe në varrin e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Ceremonitë gjatë ditës përfshijnë dhe homazhet në shtatoren e komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari në Prekaz dhe Skenderaj, atë të Zahir Pajazitit në Prishtinë, varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, aktivitetet sportive, çeljen e ekspozitës “Jeta dhe vepra e Sali Çekut” e disa të tjera, për t`u mbyllur në mbrëmjen me një koncert recital. Kreu i AAK-se e nisi ditën me homazhe për dëshmorët dhe martiret e lirisë në Recak, ndërsa përfaqësuesi i familjes Jashari, Bekimi, tha se u desh shume mund e sakrifice të arrihej kjo dite ndaj theksoi se te gjithë duhet te jene te bashkuar për te çuar përpara proceset e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA