Aktorja e njohur, Salma Hayek ka zbuluar përvojën e saj teksa xhironte skenën e nxehtë me Antonio Banderas, në filmin e “Desperado” të vitit 1995, me regjisor Robert Rodriguez.
Ajo tha se të dy ishin zotërinj, por megjithatë qau gjithë kohës. Teksa po fliste për podcastin e Dax Shepard dhe Monica Padman, aktorja sqaroi se trauma e saj nuk kishte asnjë lidhje me regjisorin apo yllin.
E entuziazmuar kur mori rolin e Carolina-s në filmin Columbia Pictures, Hayek tha se nuk ishte përmendur ndonjë skenë dashurie me El Mariachi (Banderas) në skenar, por doli më vonë. Hayek pranoi të bënte skenën në një set të mbyllur me vetëm katër persona.
“Kështu që, kur do të fillonim xhirimet, unë fillova të qaj,” tha Hayek, duke shtuar që vazhdimisht u tha tre personave të tjerë, “Unë nuk e di nëse mund ta bëj atë. Kam frikë”.
Ajo shtoi se një nga gjërat nga të cilat kishte frikë ishte Banderas, tani miku dhe bashkëpunëtori i saj më i ngushtë.
“Ishte zotëri dhe kaq i mirë, dhe ne jemi akoma miq të ngushtë. Por ai ishte shumë i mirë. Më trembi sepse ajo skenë për të nuk ishte asgjë. Fillova të qaja dhe ai më tha: ‘O Zot i madh, ti po më bën të ndihem kaq keq’. Më vinte kaq shumë turp që po qaja.”
Hayek e bëri të qartë disa herë se Rodriguez dhe Banderas ishin të mahnitshëm dhe se regjisori nuk i bëri kurrë presion.
“Unë nuk po e lëshoja peshqirin. Ata përpiqeshin të më bënin për të qeshur. Unë e hiqja peshqirin për dy sekonda dhe filloja të qaja përsëri. Por ne e kaluam atë. Ne bëmë më të mirën me atë që mund të bënim në atë kohë”, sqaroi Hayek.
Shqetësimin më të madhe kishte për momentin se si do të ndihej babai dhe vëllai i saj kur të shihnin skenën. Por ata thjesht u larguan nga teatri gjatë skenës intime, u kthyen kur mbaroi dhe babai i tha: “Jam krenar për ty!”
Top Channel