Koleksioni i kukullave të frikshme të ngulura në pemët e parkut, tmerron banorët e qytezës në Britani (fotot)

16/02/2021 18:22

Një nënë e dy fëmijëve mbeti e tmerruar kur teksa shëtiste në një park natyror, e gjeti veten para një koleksioni kukullash të frikshme të gozhduara nëpër pemët e pyllit të Staffordshire në Britani.

64 vjeçarja që bëri zbulimin misterioz në fund të muajit të kaluar në parkun Cannock Chase, tha: “Kam qenë duke u mbrojtur në shtëpi gjatë kohës së koronavirusit, por kur dola për një nga shëtitjet e mia në park, pashë mes bimësisë këto kukulla të tmerrshme.”

“Ishin vendosur në njëfarë rregulli. Të gjitha kishin fustanet të bëra me rrecka dhe ishin të ngulura me gozhdë nëpër pemë. Teksa dilja nga pylli pashë një tabelë ku thuhej se ishte zona e operimit të spitalit të vjetër të Pensioneve. Është e çuditshme pasi dhe unë kam punuar në një spital. Kam një shoqe që merret me këto historitë shpirtërore dhe kur ia tregova historinë tha se dëshironte të shikonte vendin, nëse do të ndjente diçka”.

Megjithse shumë i konsideronin kukullat e gozhduara tmerruese, gruaja që i zbuloi ato në shtëtitjen e saj thotë se nuk u tremb.

“Nuk ishte shumë e frikshme. Unë qëndrova mes kukullave, dhe nisa të them lutjet e mia, të jepte ndjesinë e një tempulli. Unë fola me kukullat dhe i urova paqe fëmijëve që jetonin në fshatin e minatorëve, që ka ekzistuar këtu më parë”.

Spitali i Pensioneve i përmendur më herët ishte ndërtuar në këtë zonë në 1916 për t’i shërbyer kampeve ushtarake Brocton e Rugeley. Ai është mbyllur në 1924 dhe ndërtesat u përdorën nga kompania e minierave West Cannock Colliery për strehimin e minatorëve dhe familjeve të tyre. Fshati ka pasur shkollën e tij dhe ka ekzistuar deri në 1950 kur banorët u zhvbendosën ne Hednesford. Ndërsa shkolla qëndroi e hapur deri në 1959.

Zhvillimi duket se mund të jetë diçka e ngjashme apo e frymëzuar nga Ishulli i Kukullave në Meksikë, ku mijëra kukulla të gjymtuara janë të varura në pemë në vendin që mund të arrihet vetëm me barkë.

Vendi është kthyer së fundmi në atraksion turistik teksa mijëra besimtarë shkojnë për të vizituar ambjentin e mbrapshtë e te frikshem.

FOTO GALERI
2/6
Megjithse shumë i konsideronin kukullat e gozhduara tmerruese, gruaja që i zbuloi ato në shtëtitjen e saj thotë se nuk u tremb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA