Habit dietologia që ka përjetuar anoreksinë: Kam menduar të ha pambuk që të dobësohesha…

16/02/2021 13:56

Anoreksia është një çrregullim mendor që sjell çrregullim në ushyerje dhe që prek të gjithë, por specifikisht adoleshentët.

Diola Dosti sot është dietologe dhe ka informacionin e duhur për mënyrën si duhet të ushqehemi shëndetshmë. Por, ajo rrëfen se më herët ka vuajtur nga anoreksia. “Nisi si kontroll strikt i kalorive që duhet të konsumoja në një ditë. Shikoja me detaje përbërërsit dhe kaloritë e secilit produkt. Aq sa dëgjoja se modeletqë të ruanin linjat, hanin pambuk që të bymehet barku, të mbushet me pambuk dhe mos kishin oreks. Të them të drejtën e kam menduar ta bëj por nuk kam pasur kurrë guximin“.
Diola tregon se kur iu shfaqën shqetësimet si pasojë e kequshqyerjes zbuloi se vuante nga bulimia.
Fillova të kurohesha dhe të ndërgjegjësohesha edhe pse ishte një periudhë e vështirë“.

Top Channel