Të ardhurat nga akciza 44.6 miliardë lekë/ MFE: Prodhimi i duhanit në vend u rrit me 41%, i karburanteve ra me 66%

12/02/2021 10:25

TIRANË,-Të ardhurat nga akciza u realizuan në masën 44.6 miliardë lekë. Referuar treguesve fiskalë të publikuar nga ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga ky zë rezultojnë 2.2 miliardë lekë ose 4.7% më pak se viti 2019.

Ndikim të rëndësishëm në të ardhurat nga akciza ka pasur produkti i duhanit prodhim vendi, me një rritje prej 12 tonësh, ose 41% me një efekt 41 milionë lekë më shumë se viti i kaluar.

Produktet e akcizueshme që kishin ndikim negative janë karburantet e prodhuara në vend, me një rënie prej 57.7 mijë ton ose 66.5% krahasuar me një vit më parë, duke sjellë një efekt negative në akcizë me 2.4 miliardë lekë, shkruan ATSH.

Akciza e rimbursuar llogaritet 0.55 miliardë lekë ose sa 35.2% e akcizës së rimbursuar në të njëjtën periudhë në vitin 2019.

Top Channel