Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin 28.4 miliardë lekë, ndikim negativ shtyrja e pagesës së kësteve për biznesin

12/02/2021 10:26

TIRANË,-Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 28.4 miliardë lekë.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën të ditur se për shkak të shtyrjes së kësteve të pagesës së tatimit mbi fitimit në ndihmë të biznesit, këto të ardhura janë realizuar 8.2 miliardë lekë, ose 22.5% më pak se viti 2019, si dhe 2 miliardë lekë ose 6.7% më pak se plani për vitin 2020 për tatimin mbi fitimin.

Ekonomia shqiptare mori dy goditje të njëpasnjëshme, atë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, i cili shkaktoi një dëm që llogaritet përtej 900 milionë eurove, ndërsa nevoja për rindërtim u llogarit mbi 1 miliardë euro, si dhe nga pandemia e shkaktuar nga virusi Sars-CoV-2.

Në këtë situatë, Qeveria vendosi ndër të tjera edhe lehtësimin e biznesit duke shtyrë afatin e pagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin si dhe ta zerojë atë për bizneset me xhiro vjetore deri 14 milionë lekë për një periudhë prej 8 vitesh.

Top Channel