Njërit iu gjetën armë në banesë, tjetri u kap për tentativë vjedhje, 5 të arrestuar në Durrës

12/02/2021 08:55

Pesë shtetas janë vënë nën prangat e policisë në Durrës, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim më herët.

Policia ka vënë nën pranga një 23-vjeçar i cili ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim, me inicialet B. K., 57 vjeç, i cili akuzohet për dhunë në familje.

Po ashtu janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë për vjedhje, drejtim automjeti në gjendje të dehur.

Njoftim i plotë/ DVP Durrës

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 1 prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin N. B., banues në Derven, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe një armë gjahu.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u arrestua në flagrancë shtetasi D. Z., 24 vjeç, banues në Krujë, pasi ka tentuar të vjedhë materiale të ndryshme dhe disa vegla pune në banesën e shtetasit B. B.

Gjithashtu u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim B. K., 57 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 32 vjeç, banues në fshatin Perlat, Durrës, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili duke drejtuar mjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur është përplasur me mjetin tip “Benz”, duke i shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës Krujë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel