Nisi ndalimi i lëvizjes në ora 20.00/ Baret dhe restorantet e respektuan orarin, u krijua kaos me trafikun në ish-bllok

12/02/2021 00:36

Minutat e para të orës policore u shoqëruan me trafik të rënduar për shkak se qytetaret nxitonin për të ikur në shtëpi.

Ish-blloku zona më e frekueantuar ku para se të niste ora policore gëlonte nga zhurma dhe muzika ndërkohë që tani është heshtje.

Nga ora 20.00 deri në orën 6 të mëngjesit qytetarët nuk do lëvizin dhe mësohet se policia ka vendosur gjoba e s’ka toleruar askënd që lëviz jashtë orarit pa leje.

Top Channel