Ndalimqarkullimi i ri në vend/ Drejtori i policisë Shkodër: Dorëhiqem nëse një lokal është hapur pas orës 20:00

12/02/2021 00:54

Në të gjithë vendin nisi ndalim i qarkullimit në orën 20.00. Në pjesën më të madhe të qyteteve fasha e re e ndalimit të lëvizjes u respektua. Në Vlorë policia ngriti disa pika kontrolli.

Patrulla të shumta policore u shpërndarë në zona të ndryshme të qytetit-port, si dhe në hyrje-daljet e tij për të kontrolluar zbatimin e masave të reja anti-covid.

Ato kanë ndaluar automjetet dhe këmbësorët që lëviznin në rrugë pas hyrjes në fuqi të orës policore, duke kërkuar në çdo rast lejen përkatëse dhe në mungesë të saj kanë vendosur gjoba, tërhequr vëmendjen, po në ndonjë rast për mosbindje ndaj policisë kanë bërë dhe shoqërim në komisariat.

Në Lushnje qytetarët dhe bizneset e kanë zbatuar orarin e ri. Rrugët ishin të boshatisura dhe qepenat e bizneseve të mbyllura pas orës 20.00
Po ashtu edhe në Fier, Lezhë, Elbasan e Korçë u respektua orari i ri. Ndërsa policia ndaloi për verifikim ata që u kapën pas orës 20.00 nëse kishin leje.

Në Shkodër drejtori i policisë Niko Brahimaj tha se do të jepte dorëheqjen nëse qoftë edhe një lokal i vetëm do të ishte i hapur pas orës 20.00

Top Channel