Biznesi, kundër kufizimeve/ “Duhet paketë ndihme financiare për cdo kufizim të punës”

12/02/2021 15:35

Një ditë pasi hyri në fuqi ora e re policore që caktoi ndalimin e lëvizjes dhe aktivitetit pas orës 20.00 të mbrëmjes, shoqata e biznesit të vogël dhe të mesme ka reaguar duke e konsideruar këtë një vendim të gabuar dhe që dëmton rende biznesin.

Sipas tyre qeveria nuk ka marre parasysh vështirësitë me të cilat përballen prej gati një viti ndërsa kërkojnë që çdo kufizim i aktivitetit te shoqërohet edhe me një pakete financiare ndihme si dhe uljen deri në zerimin e taksave dhe tarifave nga pushteti lokal.

Nga ana tjetër Muça sqaron se nuk kanë munguar përpjekjet e biznesit për të respektuar rregullat e vendosura sa i takon distancimit edhe pse kjo nuk është arritur në masën 100% por sipas tij ka nevoje për një koordinim të përbashkët mes grupeve të eksperteve dhe përfaqësuese të biznesit në këtë situate emergjente.

Top Channel