Aksioni i SPAK në Gjykatën e Krujës/ Kim bisedë telefonike me Arben Krajën: Po shohim rezultate!

12/02/2021 16:25

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim në një status në twitter njofton se ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Drejtuesin e SPAK, Arben Krajën pas operacionit të zhvillaur një ditë më parë ku ranë në pranga 10 funksionarë të drejtësisë në gjykatën e Krujës, mes tyre edhe gjyqtarja Enkeleida Hoxha.

Kim thotë se e ka falenderuar Krajën për operacionin në fjalë ndërsa e inkurajon të vazhdojë punën.

“Unë e telefonova atë sot për të shprehur falënderim dhe inkurajim për hetimet, arrestimet dhe dënimet e fundit të SPAK. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por ne po shohim rezultate. Le të vazhdojmë të ecim përpara së bashku – hap pas hapi”, shkruan ajo në Twitter, ndërsa postimin e shoqëron me një foto ku shfaqet bashkë me zotin Kraja, ndërsa na sqaron se fotoja është shkrepur 1 vit më parë.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/02/12/arrestimet-ne-gjykaten-e-krujes-dalin-fotografite-qe-i-cuan-pas-hekurave-gjyqtarja-hoxha-takime-ne-banese-me-avokatin-tabaku-skema-qe-perdornin/?foto=2#g

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA